‘Marrëveshja për transferimin e Butrintit poshtëruese’, Tare-Gonxhes: UNESCO e hodhi poshtë, po tani ...

‘Marrëveshja për transferimin e Butrintit poshtëruese’, Tare-Gonxhes: UNESCO e hodhi poshtë, po tani ...

17:31, 19/02/2024
A+ Aa A-

Studiuesi i njohur Auron Tare i është përgjigjur ministrit të Kulturës, Blendi Goxhnja pas reagimit të këtij të fundit për çështjen e Butrintit.

Duke iu përgjigjur në rrjetet sociale, Tare ngre disa pikëpyetje duke u përqendruar më së shumti tek raporti i UNESCO-s dhe nëse do të ndërmerreshin masa për ata që e fshehën këtë raport.

Reagimi i plotë i Auron Tares:

I nderuar Z. Ministër e para keni detyrimin ligjor dhe moral per te sqaruar opinionin publik për raportin e Unesco/Icomos.

Çfarë përmban dhe perse u fsheh nga Institucioni i Trashëgimisë Kombëtare. Çfarë masash do merren për ata qe fshehën këtë raport?

E dyta Z. Ministër cila është ekspertiza me e mire botërore qe AADF paska thithur? Kur Unesco/Icomos te ka hedhur poshtë cilësinë e përthithur.

E treta mblidh ekspertet shqiptare për te folur me ta dhe për te dëgjuar procesin ashtu si dikur kur ishe ne Ministrinë e Kulturës.

E katërta, hidh poshtë Marrëveshjen me AADF për transferimin e Butrintit si një Marrëveshje poshtëruese për punën e te gjithë atyre qe kane kontribuar ne Butrint por edhe si një e drejte sovrane e një vendi i cili nuk i jep apo shet pasurinë e saj kulturore për grupe me interesa te dyshimta.

Ti e di mire qe Parku nuk u krijua nga Londra por nga shqiptaret qe e donin këtë vend ku një nder ta ishe edhe ti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco