FOTO/ Noka dhe Bardhi thirrje nga Pogradeci, për protestën e nesërme

FOTO/ Noka dhe Bardhi thirrje nga Pogradeci, për protestën e nesërme

17:16, 19/02/2024
A+ Aa A-

Flamur Noka sekretari i përgjithshëm i PD, dhe kryetari i grupit parlamentar të PD Gaz Bardhi, kanë ndarë në rrjetin social Facebook, foto nga takimi me qytetarët e Pogradecit , teksa bën thirrje për protestën e nesërme.

"Pas takimeve me qytetarët e qarkut Korçë, një kafe miqësore me Kryesinë e Degës Pogradec.

Kënaqësi të dëgjoja gadishmërinë e secilit anëtar të Kryesisë, jo vetëm për pjesëmarrje masive në protestën e 20 Shkurtit, ora 17.30, përpara Kryeministrisë, por edhe për të nisur menjëherë të gjithë bashkë punën për të forcuar dhe bërë opozitën fituese", shkruan Bardhi krah fotove. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco