Nesër opozita e bashkuar në protestë, Baçi: Erdhi koha që qytetarët të zbrazin mllefin e grumbulluar prej kohësh

17:04, 19/02/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, i ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri TV, ka folur në lidhje me protestën e opozitë së bashkuar ditën e nesërme përpara kryeministrisë.

Baçi është shprehur se ka ardhur koha që qytetarët të nxjerrin mllefin e grumbulluar prej kohësh nga abuzimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie.

“Një mijë e një arsye janë që jo vetëm opozita por të gjithë qytetarët shqiptarë të jen nesër në protestë. Një protestë e vonuar do ta quaja, të vonuar e kanë quajtur edhe shumë qytetar, që ne kemi marrë takime dhe kontakte me ta, por për arsye nga më të ndryshme që dihet tashmë për gjithë zhvilimet që kanë qënë brenda opozitës, probleme, shqetësime, pengesa artificiale që ka pasur Partia Demokratike, ka sjellë edhe këtë vonesë.

Edhe vonesa ka këndvështrimin tjetër, të një mllefi, të një revolte të grumbulluar prej kohësh tek qytetarët dhe kur e thëm këtë i mëshoj fort faktit se nuk është thjeshtë një protestë e anëtarëve të partisë demokratike, simpantizantëve dhe votuesve të saj. Përpos këtyre, këta janë të parë që janë në protestë për 1001 arsye që kanë si qytetarë por edhe si anëtarë të një subjekti politik që iu është mohuar e drejta për dy vite e gjysmë. 

Pjesa tjetë e qytetarëve të ndërshëm, socialistëve të zhgënjyer që janë vërtet dhe ata pjesë e kësaj vendimmarrje të kësaj qeverie, të këtij shpopullimi, të kësaj varfërie, të këtij mjerimi të papunësisë janë të gjitha këto që dueht të jenë pjesë e protestës dhe do të jenë pjesë e protestës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco