DOKUMENTI+EMRAT/ Kushtetuesja tregon arsyet pse votoi pro Ramës për marrëveshjen e refugjatëve

DOKUMENTI+EMRAT/ Kushtetuesja tregon arsyet pse votoi pro Ramës për marrëveshjen e refugjatëve

16:53, 19/02/2024
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në vendimin e arsyetuar, gjykata çmon se marrëveshja ‘Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit’ është në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

Kushtetuesja sqaron në arsyetimin e saj se palët e përfshira në këtë proces kanë dërguar provat për pretendimet e tyre, lidhur me rrëzimin apo miratimin e marrëveshjes, ndërkohë institucioni i Presidentit edhe pse është njoftuar nuk ka shprehur asnjë qëndrim.

Pavarësisht se kjo marrëveshje është në fuqi, 4 prej anëtarëve të gjykatës kanë qenë kundër, duke arsyetuar dhe votën e tyre.

Anëtarët që kanë votuar kundër janë Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska. Vendimi i GJK i është përcjellë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë u dërgua në gjykatë nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike.

Image

Kliko per vendimin e plote:

Gjykata Kushtetuese-Vendimi i plote per marreveshjen Rama-Meloni

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco