‘Koha për të dalë në shesh', Balliu: Ja pse duhet t'i bashkoheni protestës nesër

‘Koha për të dalë në shesh', Balliu: Ja pse duhet t'i bashkoheni protestës nesër

14:36, 19/02/2024
A+ Aa A-

Koordinatori i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu në një intervistë në Ora News foli për protestën e nesërme të opozitës.

Balliu u shpreh se është koha për të dalë në sheh dhe se pjesëmarrja pritet të jetë masive.

Balliu: Presim një pjesëmarrje masive të qytetarëve. Pjesëmarrja do jetë masive pasi reagimi o qytetarëve ka qenë tejet pozitiv. Të gjitha janë të angazhuar për nja bashkim sa më të madh.

Qartazi çdo shqiptar e ka kuptuar se vendi ynë nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë.

 Nuk mund të vazhdojë më duke varfëruar një popull të tërë, që të mbushin xhepat disa pushtetarë të korruptuar si Rama Xhacka, Spiropali, Beqja, etj. Protesta do jëtë në orën 17:30, vendi do jetë në Bulevard.

Qytetarët do vijnë nga kudo dhe do marrin pjesë në protest. Do e shihni nesër se cili është programi i protestës.

Kjo do jetë një protestë që i hap rrugë një përballje me qeverinë e cila sot  ka shpopulluar vendin tonë.

Kjo është një protestë që hap siparin e një beteje ballore ndaj qeverisë dhe ndaj korrupsionit. Është arsyeja themelore pse sot qytetarët mbildhen në shesh.

Është fakti dhe nevoja për një ndryshim që paratë të mos shkojnë në xhepat e pushtetarëve por në xhepat e qytetarëve.

Kjo protestë ka filluar organizimin në momentin e thirrjes së kësaj protestë që ka qenë në 7 shkurt në mos gaboj.

Pra ka qenë në pak ditë. Fakti është se aksioni opozitar ka kohë që ka nisur.

E gjithë opozita është e përfshirë. Të gjithë qytetarët duhet të jenë nesër në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco