Xhaferri: Gropa financiare e rrugëve të lëna rrugëve dhe indiferenca e SPAK!

Xhaferri: Gropa financiare e rrugëve të lëna rrugëve dhe indiferenca e SPAK!

13:28, 19/02/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

13 vjet punime për 18 kilometra rrugë  të aksit Korçë-Erseke dhe 48 milionë euro të harxhuara.

Këto janë shifrat që rrëzojnë çdo propagandë mediatike dhe faktojnë edhe njëherë se rrugët mbeten një gropë e madhe financiare në buxhetin e shtetit, nga ku nuk ngopen duke vjedhur drejtorët dhe Ministrat e Rilindjes. 

Në 9 vite kjo qeveri nuk ka përfunduar asnjë aks rrugor, teksa kujtojmë se Rruga e Arbrit vijon të gllabërojë miliona euro dhe ende nuk ka përfunduar, ashtu si pjesa e mbetur në Rrugën e Kombit nga Miloti në Rrëshen. 

Këto rrugë të lëna rrugëve çdo vit marrin dhjetëra jetë shqiptarësh në aksidente fatale, ku ndër shkaqet kryesore mbetet edhe cilësia e rrugëve dhe mungesa e sinjalistikës.

Miliona euro shkojnë për rikonstruksione rrugësh dhe mirëmbajtje, por SPAK deri tani ka zgjedhur të bëjë indiferencën për këtë masakër me financat publike që ka kryer Rilindja në 9 vite ne pushtet nën pretekstin e investimeve infrastrukturore.

SPAK vijon me dosjet hetimore me korrupsion në vlera finaciare qesharake, por hesht për korrupsion miliona eurosh siç është rasti i rrugës Korçë Ersekë, emblemë e korrupsionit dhe babëzisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco