Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

KAFE SHQETO/ Inceneratorët, Julian Hoxhaj: Është një skemë e bërë patjetër me bekimin qeveritar

11:10, 16/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene autori i emisionin “ Plug” gazetari Julian Hoxhaj i cili ka folur për aferën e inceneratorëve.

Flavio Qarri: Çfarë është nyja iraniane dhe Ruse tek skandali i inceneratorëve

Julian Hoxhaj: Është një skemë, Flavio e bërë patjetër me bekimin qeveritar. Nuk mund të ndodhte ndryshe që të gjithë aferat në këtë vend, aferat e mëdha siç është një, le të themi, shkatërrimi i rafinerisë në Ballsh dhe afera e inceneratorëve që të mos kishin të njëjtët njerëz pas. Janë të njëjtët emra që shfaqen edhe te nafta edhe tek plehrat shfaqem kudo ku Rama ka interesa të mëdha financiare.

Dhe kjo është pikërisht ajo nyja gordiane që ne jemi munduar të zgjidhim e të mësojmë se si ka funksionuar kjo skeme. Kush janë personazhet. Si arritën ata të shtinë në dorë të gjithë, le të themi, aksionet e kompanisë së inceneratorit, pra kjo nyje, kjo pikë që lidh inceneratorin me investime te tjera të bëra në Shqipëri gjatë qeverisjes socialiste na çojnë pikërisht tek paratë  ruse dhe iraniane. Sepse  janë personazhe si Alberto Preseci, Blerim Hoxha, Christof Darbot , janë personazhe që shfaqen kudo dhe pikërisht janë këta njerëz që kanë luajtur rol kyç tek kompanitë, qoftë tek inceneratori, qoftë tek nafta.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco