SYRI TV/ PS mbledh Asamblenë Kombëtare me dyer të mbyllura, Rama kritika e rezerva për Veliajn e Xhaçkën

SYRI TV/ PS mbledh Asamblenë Kombëtare me dyer të mbyllura, Rama kritika e rezerva për Veliajn e Xhaçkën

19:53, 11/02/2024
A+ Aa A-

 

Në përfundim të Asamblesë me dyer të mbyllura të PS e cila zgjati mbi 5 orë, kryeministri Edi Rama u pyet sërish nga gazetarët për deklaratat e forta të Arben Ahmetajt, për të cilat tha se nuk komenton brockullat e njerzve që kanë probleme me drejtësinë. 

Ndërkohë në mbledhjen e gjatë me ne fokus zgjedhjet e 2025, nuk kanë munguar as kritikat e edi ramës ndaj Erion Veliajt dhe Olta Xhaçkës, teksa ka parlajëmëruar se do të merren masa për më pak aktivët brenda partisë.

SYRI TV

Pyetjet për akuzat e rënda të ish numrit dy te qeverise Arben Ahmetaj, nuk e kanë lënë të qetë kryeministrin Edi Ramën, edhe në përfundim të mbledhjes se Asamblesë së Partisë Socialiste. Duke deklaruar se nuk komenton çeshtje te drejtësisë, Edi Rama i cilesoi si broçkullat, deklaratate e ish-krahut te djathtë të tij.

Deklaratat kreu i qeverisë pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombetare të PS, e cila zgjati më shumë 5 orë, dhe kishte në fokus riorganizumin e strukturave brenda partise dhe zgjedhjet parlamentare te 2025.

Drejtuesit e qarqeve raportuan punën në terren para kryeministrit Rama, i cili mësohet se ka shprehur kritika dhe rezerva për disa prej tyre, teksa burime nga mbledhja për Syri Tv mësojnë se ai ka atakuar edhe kryebashkiakun Erion Veliajn.

Sipas burimeve, Rama ka kritikuar fjalimet e veliajt që sipas tij i ngjasojnë atyre të OJF-vë. 

Në qarkun e tiranës Rama ka shprehur kritkkas edhe per strukturën e PS në Kavajë. 

Rama ka kërkuar emrat e drejtuesve me performacë më të ulët, teksa ka paralajmëruar edhe marrjen e masave për ndryshim pozicioni për më pak aktivët.  

Mësohet se kreu i qeverisë shprehur rezerva dhe për performancën dhe angazhimet e socialistëve të cilët nuk kanë qënë aktivë, pasi kanë lënë postin e ministrive. 

Si shembull ka sjellë rastin e ish ministers Olta Xhaçka, të cilës po oi mban peng mandatin, duke theksuar se nuk ka asnjë postim në rrjetet e saj sociale.   

I pyetur nga gazetarët lidhur me rezervat dhe kritikat, Rama deklaroi se asambkleja ishte një mbledhje pune vetë kritikuese, duke konfirmuar nën zë diskutimet e bëra publike ne mediat.  

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet sërish më 16 mars në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco