Heshtja ndaj akuzave të Ahmetaj/ Vasili: Rama kryemafioz! Skandal kur tha se do të garantojë drejtësinë

16:57, 11/02/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, ka folur për deklaratat e Edi Ramës pas mbylljes së asamblenë e PS dhe kyçjen e gojës për pyetjet që lidhen me akuzat e rënda të ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj.

Vasili u shpreh se nuk priste që Rama të përgjigjej pasi është kryemafiozi i qeverisë dhe se deklaratat e tij duke e quajtur veten si garant të drejtësië janë skandaloze.

‘Ekzekutivi nuk është garant i drejtësisë por është subjekt i drejtësisë, për tu hetuar për tu ndjekur penalisht etj. Garant i vetëm i drejtësisë është pavarësia e saj, është pavarësia që Kushtetuta ia ka garantuar’, u shpreh Vasili.

Vasili: Gazetarja e SYRI-t kreu me shumë profesionalizëm detyrën e saj por unë që ndiqja këtë komunikim me gazetarët të Ramës, nuk kisha asnjë pritshmëri më të vogël se do të kishim një përgjigje për këto pyetje. Pasi këto akuza kanë të bëjnë me penelatën kryesore të portretit të një qeverie mafioze të drejtuar nga një kryemafioz si Edi Rama.

Në një element shumë të rëndësishëm të intervistës, Rama tha se ne do të jemi garantët e funksionimit të drejtësisë në Shqipëri. Fraza më e rëndë, më sinjifikative dhe më deligjitimuese për drejtësinë shqiptare, është pikërisht fakti se Rama del në sy të gazetarëve dhe thotë që ne do të jemi garant të drejtësisë.

Ekzekutivi nuk është garant i drejtësisë por është subjekt i drejtësisë, për tu hetuar për tu ndjekur penalisht etj. Garant i vetëm i drejtësisë është pavarësia e saj, është pavarësia që Kushtetuta ia ka garantuar.

Drejtësia është një pushtet i ndarë. Ç’është kjo qeveri që garanton drejtësinë?

Asnjë shqiptar nuk do që qeveria të jetë garantja e drejtësisë por do që drejtësia të jetë përballë të gjithëve dhe e barabartë me të tërë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco