Vazhdon Asambleja e mistershme e PS, Rama nuk e ka nisur ende fjalimin

Vazhdon Asambleja e mistershme e PS, Rama nuk e ka nisur ende fjalimin

14:41, 11/02/2024
A+ Aa A-

Asambleja Kombëtare e PS-së vijon punimet me dyer të mbyllura që prej orës 11:00 dhe RTSH ka bërë me dije detaje lidhur me atë se çfarë po diskutohet nga socialistët.

Sipas RTSH, deri më tani ka mbajtur fjalën Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ndërsa po raportojnë sipas radhës edhe drejtuesit politikë të qarqeve, si dhe përfaqësues të tjerë të PS-së.

Socialistët po zhvillojnë një analizë të thelluar, teksa fokusi kryesor është riorganizimi i partisë, përqendruar kryesisht në ato qarqe ku ka patur problematika, referuar zgjedhjeve të fundit lokale.

Në fjalën e tij, Klosi  ka kërkuar një angazhim më të madh nga drejtuesit politik të PS-së në qarqe dhe një analizë të detajuar të problematikave. Ndërkohë, kryesocialisti Edi Rama nuk e ka mbajtur ende fjalën e tij.

Në një prononcim të shkurtër për mediat para nisjes së Asamblesë, Rama tha se bëhet fjalë për një takim pune të socialistëve, teksa theksoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, raporton RTSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco