‘E keni kërcënuar apo jo Arben Ahmetajn?!' - 3 pyetjet e SYRI TV, që Rama nuk deshi t'i përgjigjej

11:12, 11/02/2024
A+ Aa A-

"Z. Rama, a është e vërtetë se e keni kërcënuar Arben Ahmetajn, siç ai pretendon, gjatë një mbledhjeje Kryesie të PS?!"

"Kryeministër, ish-Numri 2 i Qeverisë suaj ju akuzon se hani qofte me oligarkët dhe u falni detin dhe ajrin e Shqipërisë. A janë të vërteta pretendimet e Ahmetajt se ju hani qofte me oligarkët dhe pastaj u jepni Shqipërinë?!"

"Z. Rama, ish-Numri  2 i Qeverisë suaj ju akuzon se njerëz të afërt tuajt janë te Eco Parku. Nuk keni asnjë koment?!"

Këto janë tri pyetjet që SYRI TV i drejtoi sot Kryeministrit Edi Rama gjatë prononcimit të tij për mediat në nisje të Asamblesë së PS dhe që qëllimisht ai  i injoroi, duke u hequr sikur nuk i dëgjonte.

Gazetarja Ambrozia Meta këmbënguli për të marrë përgjigje, por sjellja e Ramës njesoj si e kryebashkiakut Erion Veliajt pak më herët për të njëjtat, për të mos thënë asnjë fjalë për ato akuza, dëshmoi qartë për peshën e rëndë të dëshmisë publike të ish-Zv.Kryeministrit dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ramës, Arben Ahmetajt, bërë disa ditë më parë/ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Rama ia mbath me vrap sapo Ambrozia Meta e pyet për Ahmetajn

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco