Rama ia mbath me vrap sapo Ambrozia Meta e pyet për Ahmetajn

Rama ia mbath me vrap sapo Ambrozia Meta e pyet për Ahmetajn

11:10, 11/02/2024
A+ Aa A-

Në nisje të Asamblesë së PS, Kryetari i  Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat dhe të mjegullt për takimin, por ka refuzuar në mënyrë kategorike t’i përgjigjet pyetjeve të drejtuara nga gazetarët për akuzat që i janë bërë nga ish-Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj.

Gazetarja Ambrozia Meta e SYRI TV, e cila i drejtoi tri pyetje njërën pas tjetrës, Ramës, tha:

“Ndërsa po fillon Asambleja e PS, Kryeministri Rama ka bërë një prononcim të shkurtër për gazetarët në hyrje, duke thënë se do të jetë një mbledhje e fokusuar tek riorganizimi dhe ripozicionimi i partisë, megjithatë ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve lidhur me akuzat e rënda që ka bërë disa ditë më parë, ish-Numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj, një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke mos pranuar t’i kthejë një përgjigje përsa i përket këtyre akuzave.

Të njëjtën heshtje që ka zgjedhur përgjatë këtyre ditëve, Kryeministri e ka zgjedhur edhe sot së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, që gjithashtu në nisje të Asamblesë Socialiste nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment mbi akuzat e Ahmetaj, që është ai pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i injorojë pyetjet që lidheshin me akuzat e Ahmetajt, duke mos pranuar asnjë koment nëse e ka kërcënuar ish-Numrin 2 të Qeverisë në mbledhjen e Kryeisisë së PS, kërcënime që siç thuhet kanë shkuar edhe më tej, në kërcënime që lidhen me jetën e tij dhe të fëmijëve të tij.

Po ashtu Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve që lidhen me akuzat të tjera që Ahmetaj ka bërë, që njerëz të afërt të Kryeministrit janë të përfshirë në aferën e Eco Park-ut në Durrës, aty ku tashmë është e qartë që është një tender për 19 milionë euro, punimet kanë kushtuar vetëm 6 milionë euro dhe nuk dihet ku kanë përfunduar 13 milionë eurot e tjera.

Rama ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeve, ashtu si dhe akuzës tjetër të Ahmetaj se Rama ha darka me oligarkët e Shqipërisë dhe pastaj u fal ajrin, detin dhe tokën e vendit.”ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: ‘E keni kërcënuar apo jo Arben Ahmetajn?!' - 3 pyetjet e SYRI TV, që Rama nuk deshi t'i përgjigjej

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco