Sot, Asambleja e patronazhistëve, pritet fjalim i gjatë i Ramës dhe shoqes Elisë

Sot, Asambleja e patronazhistëve, pritet fjalim i gjatë i Ramës dhe shoqes Elisë

10:08, 11/02/2024
A+ Aa A-

Edi Rama do të mbledhë këtë të diel Asamblenë e Partisë Socialiste.

Në fokus të kësaj Asambleje, Rama ka riorganizimin e partisë, një riorganizim përmes shkundjes së patronazhistëve, pasi siç bëhët me dije nga burime pranë PS, Rama do të mbledhë rreth 400 persona, përfshirë ministra e deputetë për të organizuar partinë.

400-patronazhistët do të marrin direktivat nga partia dhe shoku Rama për t’u përgatitur për batërdinë e radhës.

Kreu i qeverisë madje ka dhënë urdhër që askush të mos mungojë dhe gjithçka të jetë me dyer të mbyllura. Mësohet se në Asamble 400-patronazhistët e Partisë do të dëgjojnë një fjalim të gjatë të Ramës, si Enveri në vaftit dhe ndonjë fjalim gjithë pathos të ndonjë shoqeje si Elisa, po për udhëheqësine e madh dhe të pagabueshëm të Partisë.

Rilindja do të përpiqet për të disatën herë të përdorë socialistët e ndershëm për për marrë pushtetin dhe për të vjedhur Shqipërinë me bandat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco