Alma e Safetit dhe Alma e Filipit!

Alma e Safetit dhe Alma e Filipit!

21:50, 10/02/2024
A+ Aa A-

Që nga momenti i publikimit të videoskandalit në zyrën e Safet Gjicit, mediat e Endri Fugës dhe veçanërisht më i zëshmi e tij, kishte një alibi:

Alma u fut nga Sali Berisha për ti bërë videon Safet Gjicit.

Sigurisht që këtë nuk e besonte askush, por ajo që të tërheq vëmendjen është se pse ky ushtar i Endri Fugës kishte këtë angazhim disa mujor për të ngjizur këtë ide?

Në fakt gjithë këtë hall e shpjegoi Alma vetë në një ekskluzive për SYRI TV.

Arsyeja është Filip Çakulli.

Video ishte bërë për llogari të tij, dhe përfitimet qindra milionëshe për mos transmetimin nga ‘Fiks Fare’ janë nga autori i emisionit.

Pikërisht këtu ishte dhe halli.

Miku i Filipit, duhej të binde Safetin dhe ndoshta rrethin e tij se Berisha dhe jo Filipi ishte porositësi. Arsyet pse Filipi po kërkonte ‘besë’ mund të lidhen edhe me një ngjarje në lokalin e Gaz Demit, por që në fund vetë Alma më shumë se Safetin, zhveshi publikisht gjobvënësit e mediave që punojnë për llogari të Edi Ramës.

Pas dëshmisë së Almës, pyetjet janë?

Filipi e bëri për llogari të veten këtë video, që më vone të vendoste gjobën e radhës siç pohon Alama?

Kjo video u be edhe për llogari te Erion Veliaj që të goditej njeriu i Belinda Ballukut në Kukës?

Apo Filipi kishte edhe lejen e Ramës që të pasurohej e njëkohësisht ta largonte Gjicin pasi Rama nuk i ‘duron’ amoralitetet?

Pavarësisht se cila është arsyeja, përfundimi është një.

Këta të gjithë bashkë janë një bande kriminale politiko-ekonomiko-mediatike, që pasi mendojnë se kanë mbaruar me opozitën, i janë kthyer njëri-tjetrit.

E mbyllim me shprehjen e Ramës:

‘Kokat hëngshi’!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco