VIDEO/ Berisha: Fermerë shqiptarë, 20 shkurti është dita juaj, është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni

19:12, 10/02/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij përpara mbështetësve është shprehur se i garantoj fermerët se PD me programin e saj do ndalojë rrokullisjen, do stopojë të keqen që i ka kapur ata, do shënojë kthesën e vërtetë. Do rrisë subvencionet, të paktën nga e sotmja me 8 herë.

Më tej Berisha theksoi se bujqësia po shkatërrohet nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.

Fjala:

Mos të harrojmë, Shqipëria në Europë është vendi me peshën më të madhe në ekonomi nga bujqësia.

Dhe bujqësia e saj po shkatërrohet nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.

I garantoj fermerët se PD me programin e saj do ndalojë rrokullisjen, do stopojë të keqen që i ka kapur ata, do shënojë kthesën e vërtetë. Do rrisë subvencionet, të paktën nga e sotmja me 8 herë.

Do garantojë shërbimet, do garantojë cilësinë e inputeve, do garantojë taksën e ndershme të barabartë në blerje dhe shitje, do garantojë subvencionin për njësi prodhimi, do nxisë eksportet e tyre, do mbrojë prodhimet e tyre.

Fermerë shqiptarë, 20 shkurti është dita juaj, është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni, është dita të fitoni ju, të fitojë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco