MPB-ja e Maqedonisë së Veriut: Nuk ka pasur tentativë atentati ndaj Kurtit

MPB-ja e Maqedonisë së Veriut: Nuk ka pasur tentativë atentati ndaj Kurtit

15:57, 10/02/2024
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

Ata e kanë quajtur të pavërtetë lajmin dhe s’ka pasur tentativë për vrasjen e tij.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë” deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme për EuroNews.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është në dijeni se ka pasur kërcënime për të në Shkup

Ai deklaroi se nuk është ndjerë i rrezikuar dhe se ka pasur forca të shumta policore.

 “Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai para mediave.

Ndryshe Mediumi publik, RTK ka pretenduar se ndaj kryeministrit Kurti ka pasur tentim atentat për vrasje.

 Sipas këtij raportimi rasti ka ndodhur në Shkup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco