SYRI TV/ Në gjyq ushtarët e Amant Josifit, si funksioni organizata kriminale e ortakut të Olsi Ramës

14:36, 10/02/2024
A+ Aa A-

Në gjyq ushtarët e Josifit. Por si funksiononte ajo që cilësohet si organizatë kriminale e Amant Josifit, ortakut te Olsi Ramës. Sipas hetimeve të autoriteteve spanjolle, Amant Josifi ishte pjesë e kupolës së organizatë kriminale ndërkombëtare dhe menaxhonte degën e saj në Shqipëri.

SYRI TV

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion SPAK dërgoi për gjykim anëtarët e nivelit të ulët të një organizate kriminale që operonte në fushën e mashtrimit me call center.Irisa Puca, Endri Bulku, Erlind Cekaj dhe Adrian Korriku akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm europiane në një shmë prej 4.5 milionë euro. Kjo vlerë përbën një të një mijtën e dëmit të shkaktuar në total nga organizata, në kupolën e së cilës ishte Amant Josifi, një ortak i hershëm i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, si edhe ish-këshilltar i Olta Xhaçkës gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu, nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një lidhje e fortë e kryeministrit Edi Rama dhe mban prej dy mandatesh pozicionin e Komisioneres për Administratën Publike. SPAK, për herë të parë pranoi se ka vendosur nën hetim pasuror Josifin, megjithëse të dhënat i kishte marrë nga autoritetet spanjolle gati 3 vjet më parë.Në njoftimin për dërgimin në gjyq të vartësve të tij, SPAK-u thotë që ka bllokuar dy milionë euro e 2 milionë lekë në llogari bankare, si edhe ka vendosur së fundmi në sekuestro kompani në emër të Amant Josifit dhe familjarëve të tij. Megjithatë, nga një vëzhgim i kryer nga “Syri Televizion” rezulton se, të paktën deri mesditën e kësaj të shtune, në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk ka asnjë shënim për kompanitë kryesore të tij, “Odissey” dhe “Mziu”, kjo e fundit me statusin e pezulluar.

Sipas hetimeve të autoriteteve spanjolle, Amant Josifi ishte pjesë e kupolës së oganizatë kriminale ndërkombëtare dhe menaxhonte degën e saj në Shqipëri.

Kjo degë ndahej në së paku tre nivele. Në krye të saj ishte Josifi. Në nivelin e dytë ishin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Erindi Pysqyli, Berlando Saraçaj, Lisien Bakiasi dhe Ndriçim Sula.Këta të fundit kishin për detyrë të gjenin operatorë të vegjël ekonomikë në Shqipëri, për t’i përfshirë në skemën mashtruese me call center.Personat e dërguar së fundmi në gjyq janë pikërisht anëtarë të nivelit bazë.

Ata u arrestuan fillimisht në një operacion ndërkombëtar, të zhvilluar në Tiranë në nëntor të vitit 2022.Në atë operacion u arrestuan për llogari të autoriteteve spanjolle edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Amant Josifit, konkretisht Pysqyli dhe Saraçaj, të cilët u ekstraduan në Spanjë.Ndërkohë, Amant Josifi i shpëtoi arrestimit, pasi operacioni ndërkombëtar u dekonspirua nga policia shqiptare.Ai u ndalua disa muaj më parë në Dubai dhe më tej u la i lirë, në pritje të procedurave gjyqësore në Spanjë. SPAK në Shqipëri nuk e ka pasur asnjëherë në shënjestër dhe, këtë e pranoi së fundmi, kur deklaron zyrtarisht se është dakordësuar që hetimi për Amant Josifin të kryhet në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco