PD: Rama kërkon të rrisë çmimin e energjisë, të korruptuarit në KESH e OSHEE po e nxjerrin me këpucë të kuqe

PD: Rama kërkon të rrisë çmimin e energjisë, të korruptuarit në KESH e OSHEE po e nxjerrin me këpucë të kuqe

13:51, 10/02/2024
A+ Aa A-

Në dy javët e fundit, janë larguar nga pozicionet drejtuese në sistemin energjetik, Administrator i KESH Ergys Verdho, Administrator i FSHU, Elton Sevrani, Drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë Adriatik Kupi, në të njëjtën kohë kryetar i PS në Ibë si dhe  Drejtori i Arkëtimit në OSHEE, Bledar Cerri.

Lajmin e dha z. Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, duke nënvizuar faktin se qeveria po kërkon të rrisë tani çmimin e energjisë elektrike.  "Kjo është një pasqyrë e qartë korrupsioni të frikshëm që ka kapur ndërmarrjet publike në sektorin e energjisë elektrike, si KESH, por mbi të gjitha OSHEE, - tha Hoxha.

"Drejtorët më të rëndësishëm të këtyre kompanive largohen nga pozicionet kyçe të mësipërme sepse janë nën hetim për një skemë të gjërë dhe të gjatë korrupsioni, atë të fshirjes së debive nga sistemi dhe të pagesave nën dorë për favore të tilla. Me pak fjalë, të njëjtët drejtorë me të cilët qeveria mburrej për uljen të humbjeve (vjedhjeve) deri nën 20%, janë përfshirë në një skemë manipulimi të sistemit të debitit dhe detyrimesh financiare, duke fshehur debitorët në këmbi të rryshfeteve të majme.

Image

Ja pra se si vidhet ditën për diell energjia e shqiptarëve dhe se si mbushen xhepat e rilindjes në kurriz të atyre familjeve shqiptare që në mënyrë korrekte paguajnë energjinë elektrike, edhe pse ne paguajmë, pas Malit të Zi, cmimin më të shtrenjtë në Rajon dhe ndër më të shtrënjtët në Evropë.

Ja pra sesi manipulohen të dhënat për sukses imagjinare në administrimin e sektorit energjetik, kur e vërteta është plotësisht e kundërta;

Ja pra përse Rama kërkon me çdo kusht të rrisë çmimin e energjisë elektrike, sepse rilindasit e tij po i nxjerrin ndërmarrjet e sektori me këpucë të kuqe.

Sektori energjetik sot po kalon ditët e tj më të zeza. Mbi një miliardë euro të hedhura si investim në këtë sektor, nuk kanë arritur aspak të rrisin performancën.

Përkundrazi, problemet teknike, humbjet reale në rrjet dhe parametrat kryesorë të sistemit janë në realitet përkeqësuar.

Kompanitë e sektorit janë në rrënim financiar sepse janë të eksopozuara ndaj një borxhi rreth 1,3 miliardë euro. Ato vuajnë rëndë nga keqadministrimi militant, korrupsioni i lartë partiak dhe nepotizmi politik.

Nuk mjaftojnë vjedhjet por edhe shpërdorimi i parasë publike, siç është rasti i kontratës favorizuese për makinat me qira, që u bëhen oligarkëvë miq të Ramës (Agron Papuli), me çmime shumë të shtrenjta.

Nga kjo bandë karkalecash që po bëjnë batërdinë me paratë e shqiptarëve ka vetëm një mënyrë për ti hequr qafe. Mosbindja civile. Prandaj të gjithë së bashku në 20 shkurt në Tiranë. O sot, o kurrë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco