Ministri Manja kërcënon Albert Mëlyshin dhe mirditorët, ‘sinjalizim’ për Benet Becin

Ministri Manja kërcënon Albert Mëlyshin dhe mirditorët, ‘sinjalizim’ për Benet Becin

13:43, 10/02/2024
A+ Aa A-

Ndërsa bashkia e Shkodrës është në qendër të vëmendjes për shkarkime masive nga puna për shkak të bindjeve politike, Qeveria zgjedh ta mbulojë këtë raprezalje duke akuzuar për shkarkime nga puna kryebashkiakët e djathtë. Jo vetëm me sulme, por ministri Ulsi Manja ka shkuar deri në kërcënim ndaj kryebashkiakut të Mirditës, Albert Mëlyshit, bashkisë por edhe mirditorëve. Manja ka paralajmëruar se do ta mbyllë bashkinë e Mirditës duke i turrur Përmbarimin, sektor të cilin Ulsi Manja e ka në varësi.

Nga SYRI TV

Manja: Nejse, kjo është histori e ngatërruar dhe ndoshta me kalimin e kohës do ta kuptosh se në çfarë bataku ke rënë, por ke përgëzimet e mia për talentin tënd politik të largimeve nga puna me "formula strukturore", që të kujtojnë nenin e famshëm 24/1 të Berishës së parë që ti e adhuron sot poshtë ballkonit të shtëpisë së tij, tamam si një fëmijë i pafajshëm!

Të garantoj se nuk do bësh dot asgjë Mëlysh, vetëm sa do zhytësh Bashkinë e Mirditës në borxhe dhe do të ta mbyllë përmbarimi nga gjyqet e fituara të atyre që do largosh nga puna, sepse Shqipëria e 2024 ka ligje dhe monitorohet nga BE, e jo nga foltoristët që po të marrin në qafë pa bërë ende 10 muaj punë!

Ti me sa duket e ke talent të lindur të fshihesh pas gishtit dhe të mos u dalësh gjërave ballazi, përderisa ke nxjerrë tellallët politikë nëpër kafenetë e Rrëshenit, të cilët çojnë fjalë në emrin tënd "që kush shkon në takime me Ulsi Manjën, t'i punësojë Ulsiu"

Ndërsa Ministri Ulsi Manja tregon muskujt e pushtetit që drejton ndaj kryebashkiakëve të djathtë dhe qytetarëve të këtyre bashkive, mbetet për t’u parë nëse Përmbarimin do ta urdhërojë për t’u dislokuar edhe në qytetin e Shkodrës, ku Benet Beci pikërisht me “formulën e strukturimit” që përmend Ulsi Manja ka larguar thuajse të gjithë punonjësit vetëm për shkak të bindjeve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco