Xhaferri: Reforma zgjedhore online e Damianit të Dosjes 184!

Xhaferri: Reforma zgjedhore online e Damianit të Dosjes 184!

15:41, 09/02/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Një reformë zgjedhore pa opozitën nuk ka prioritet standardet zgjedhore, por  ka si objektiv  zgjatjen e  jetës në pushtet kastës së korruptuar të Rilindjes, që përmes kësaj Ramareforme përfiton disa mandate në tavolinë.

Pasi opozita e vërtetë delegjitimoi Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damiani i Dosjes 184 mblodhi sot online Komisionin e Reformës, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësuesit e mazhorancës në PD, të cilët kishin zënë në mbledhje vendet e Jenisherit dhe Gjuzit.

Në Shqipëri problemi kryesor i zgjedhjeve nuk është kodi elektoral por garancia për votën e lirë, që është lënë në mëshirë të grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar të administratës që pushtojnë qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve.

Në Shqipëri zgjedhjet e lira nuk i vret kodi zgjedhor por eskortat e grupeve kriminale  nga Shkodra në Sarandë  e nga Durrësi në Dibër që janë kthyer në ushtarë të Edi Ramës në luftën e tij për asgjësimin e pluralizmit politik në vend.

Me 20 shkurt do jemi të gjithë së bashku në shesh kundër këtij narkoshteti që ka vetëm një mision vjedhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco