Tirana kancerogjene e Veliajt/ Alimehmeti: Mosmatja e ajrit nuk është rastësi. Ka qënë pjesë e projektit urbanistik të 2016

15:36, 09/02/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Bashkiak Iliri Alimehmeti është shprehur se nuk ështërastësi që qeveria e ka ndaluar matjen e ndotjes së ajërit, pasi në vitin 2016, pas marrjes së mandatit Erion Veliaj projektoi planin e madh urbanistik.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mesdites në Syri Tv, Alimehmeti u shpreh se prej vitit 2019 qeveria nuk ka bërë asnjë matje. Ai thotë se niveli i ndotjes së ajërit është 19fish më i lartë se normat e lejuara në OBSH.

"Kjo nuk ka qënë një rastësi. Ka qënë pjesë e skeme që fillon me planin e madh urbanistik të lançuar në 2016, 1 vit pasi merr pushtetin Veliaj në Bashkinë e Tiranës, dhe menjëherë Agjensia Kombëtare e Mjedisit pret matjet që i ka detyrime ligjore ti bëjë qoftë bashkia, qoftë qeveria.

Një bum ndërtimi kudo në çdo pikë e çdo hapësirë e çdo pëllëmbë tokë që të ketë Tirana. Do të prehen ato pak parqe dhe lulishte që ne kishim më parë e që më nuk i kemi dhe për të mos lejuar që të binte poshtë propaganda  që ndërtojnë.

Prej 2019-ës nuk praportohen më dhe prej vitit 2017 nuk raportohet asnjë lloj ndotësi tjetër.

Zona që është më mirë 7 fish mbi normën  të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Zona që është më keq, sipas këtyre matjeve, është 92.6 mikrogram për metërkub. Do të thotë 19fish se norma e OBSH."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco