Rama censuron ‘Genocidin’, Vuçiç akuzon ‘Pastrim etnik’!

Rama censuron ‘Genocidin’, Vuçiç akuzon ‘Pastrim etnik’!

14:48, 09/02/2024
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Duke vendosur “Dinarin” përballë Genocidit! Tentohet të akuzohet Kosova për “pastrim etnik” me aplikimin e politikave bankare ndaj “Dinarit”!

Nga Beogradi, Moska, edhe në KS të OKB-një montaturë shumë e “trashë” kjo! Ndërsa “pastrim etnik” i vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitet 98-99.

Demagogët e sotëm lindore, mjafton të rishikojnë pamjet e atyre viteve për të rikujtuar çfarë është realisht “pastrimi etnik”! Por jo vetëm “pastrim etnik”, shumë më tepër:

Genocid e krime kundër njerëzimit ato.

Ndërkaq asnjë fjalë për krimet reale, të faktuara, serbe në Kosovë në ato vite. Por fatkeqesisht kjo heshtje për ato të vërteta fillon nga Tirana, nga Kuvendi shqiptar. Nga Qeveria jonë, nga Rama, që në vend të asistencës për Qeverinë e Kosovës në paraqitjen pranë gjykatave ndërkombëtare të kësaj akuze.

Censurojne prej 2 vitesh Parlamentin shqiptar, e ndalojnë atë arbitrarisht të artikulojë fjalët: Genocidi serb në Kosovë, Pastrim etnik. T’i dënoje ato! Gjë që do të ndihmonte jo vetëm në shpalosjen e një të vërtete, por dhe në rrugëtimin e forcave demokratike e europeishte serbe vete drejt konsolidimit te tyre.Gjë, që do të tregonte çfare “ngrehine” pa themel janë edhe akuzat për “pastrim etnik” të sotme kundër Kosovës.

Do t’i çvleresonte ato. Sepse kur Rama i mbyll gojën Shqiperise për të artikuluar të vërtetat historike, kur të mungon guximi e qartesia për të deklaruar e denuar ato…

Dhunuesit e djeshëm do të kërkojnë të të ngarkojnë sot me ato krime, që ata kanë kryer mbi ty!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco