Senatorët italianë duan kohë, e shtyjnë për 14 shkurt votimin e marrëveshjes Rama-Meloni

Senatorët italianë duan kohë, e shtyjnë për 14 shkurt votimin e marrëveshjes Rama-Meloni

14:32, 09/02/2024
A+ Aa A-

Romë - Është shtyrë për në 14 shkurt marrja në diskutim e votave në Dhomën e Senatit për ratifikimin e Protokollit Itali - Shqipëri mbi bashkëpunimin në fushën e emigracionit, njofton gazetarja Alba Kepi.

I parashikuar për t'u votuar më 7 shkurt, senatorët e Komisioneve të Çështjeve Kushtetuese, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes i kanë kërkuar kryesisë së Senatit më shumë kohë në dispozicion për të ekzaminuar këtë marrëveshje.

Deri më 8 shkurt, ora 13.00, ishte afati i fundit për dorëzimin e amendamenteve të propozuara nga senatorët që kanë kërkuar dhe një dëgjesë në video konferencë me ambasadorin Italian në Tiranë, Fabrizio Bucci për një vlerësim diplomatik të tij mbi këtë marrëveshje dhe mbi perceptimin e saj nga publiku shqiptar.

Sipas informacioneve të SYRI TV, takimi në video konferencë me ambasadorin Bucci është zhvilluar në formë informale me kryetarët e tre komisioneve të Senatit që kanë në ekzaminim Protokollin dhe nuk është parë e nevojshme të zbardhet e të regjistrohet relacioni i tij.

Për momentin data e përcaktuar për të mbërritur në Dhomën e Senatit, i cili është dhe hapi i fundit për ta bërë të ligjshme marrëveshjen Itali-Shqipëri mbi kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër, mbetet 14 shkurti 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco