Skandali/ Denaj çon te monitorimi i fondeve të BE, ish-zyrtaren që kishte përgjegjësi për to

Skandali/ Denaj çon te monitorimi i fondeve të BE, ish-zyrtaren që kishte përgjegjësi për to

14:28, 09/02/2024
A+ Aa A-

Pas skandalit të madh të bllokimit të fondeve nga BE gjatë ditës së sotme Ministrja e Bujqësise Anila Denaj, shpjegojnë burimet, ka emëruar Drejtoreshë të Monitorimit të IPARD, ish drejtoreshën e AZHBR-së, Eranda Selmanaj.

Kjo, nëse shikojmë kronologjinë e skandalit të abuzimet me fondet, është një nga personat përgjegjës për bllokimin e fondeve të IPARD. Ka qenë personi i dytë përgjegjës direkt pas Frida Krifces për këto fonde. Dhe sot  paradoksalisht emërohet të monitorojë mbarëvajtjen e projektit të IPARD.

Ndërkohë që zbatimin e këtij projekti e bën AZHBR, institucion ku Selmanaj ka qenë drejtuese më parë.

Kjo na kujton emërimin e Ilir Beqaj në krye të Agjensisë së Investimeve të huaja edhe pse për të kishte me dhjetëra akuza për abuzime në postet që mbante me herët. Kjo është një mënyrë për të mbrojtur abuzuesit por edhe për të mbrojtur grupin kriminal të hajdutëve që po qeveris Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco