Reforma Zgjedhore/ Kaso: Deputetët nuk e duan Alibeaj si bashkëkryetar, PS e cakton se i leverdis

Reforma Zgjedhore/ Kaso: Deputetët nuk e duan Alibeaj si bashkëkryetar, PS e cakton se i leverdis

14:19, 09/02/2024
A+ Aa A-

Në një intervistë për Ora News, eksperti i çështjeve ligjore në PD, Ivi Kaso u shpreh se komisioni i reformë zgjedhore ka reflektuar gjithmonë vullnetin e dy kaheve politike.

Ai tha se edhe pse grupi i PD-së në Kuvend nuk  e do Alibeajn si bashkëkryetar në këtë komision, vullneti i tyre nuk është respektuar nga mazhoranca.

Kaso: Kemi një traditë prej dy dekadash për një reformë zgjedhore që udhëhiqet nga një komision bipartizan që përfaqëson dy pjesë të ndryshme të spektrit politik duke u përfaqësuar nga dy bashkë kryetar. Dhe në përbërje kanë reflektuar përbërjen politike të secili spektër politik. Komisioni duhet të kishte vazhduar punën normalisht. Në atë kohë kemi zgjedhur me vullnet një bashkëkryetar dhe përbërja u caktuar nga grupi parlamentar, ndërsa kryeministri e vendos vetë se cili duhet të jetë bashkë kryetari dhe grupi parlamentar i PD-së.

Tashmë i njëjti vendim grupi nuk e njeh Alibeajn, por nuk e njeh mazhoranca. Vullneti i demokratëve nuk përfaqësohet nga Alibeaj sepse kemi një shkresë me 445 deputetët që kanë shprehur vullnetin për të mos e dashur si bashkëkryetar. Kryetarja e kuvendit me arrogancë e vlerëson se ajo ka të drejtë të caktojë se cili është kryetari i grupit, gjë e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë. Prandaj kemi parë ato skena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco