SYRI TV/ Rama takim me shqiptarët ne Luksemburg, konfirmon se nuk e do votën e Diasporës

11:32, 09/02/2024
A+ Aa A-

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se  vota e emigrantëve nuk do të realizohet, pas pretimeve dhe zvarritjeve dy vjeçare në Komisionin e Reformës Zgjedhore.  Deklaratat e Ramës u bënë gjatë një takimi në Luksemburg, ku e justifikoi mosrealizimin e votës së  emigrantëve me mungesën e një regjistri të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

SYRI TV

Pas premtimeve dhe zvarritjes dy vjeçare të Reformës Zgjedhore, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se nuk e do votën e emigrantëve duke e justifikuar me faktin që nuk eshte e realizueshme për shkak se mungon baza e të dhënave. Deklaratat e kryeministrit u bënë gjatë një bashkëbisedimi, me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, nga ku preu shpresat për realizimin e votës së diasporës.

Edi Rama:

Kurse përsa i përket votës së emigrantëve, vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë sepse ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion, edhe pse kemi bërë disa tentativa, nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët domethënë që kur vjen puna për të bërë pasaportën tonë apo kartën e identitetit e duam atë ditë në momentin kur na duhet, sepse duam të bëjmë diçka, por kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë procesin e votimit të emigrantëve.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për dy vite nuk u mblodh asnjë ditë, ndërsa sot mazhoranca po e përdor për të bllokuar opozitën dhe realizimin e ndryshimeve gjithpërfshirëse në Reformën Elektorale.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco