VIDEO/ Elkier Bushkolaj: Kanabizimi, në themel të kriminalizimit policor

10:27, 09/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV për të folur mbi situatën me krimin në Shqipëri dhe paketën e amnistisë ishte gazetari i kronikës, Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se gupet kriminale kanë diktuar politikën në Shqipër,i ku ata me ndërhyrjen e tyre kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve si në rastin e dosjes 184, po ashtu dhe në dosjen 'Metamorfoza'.

"Gupet kriminale kanë diktuar politikën në Shqipëri ku ata me ndërhyrjen e tyre kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve si në rastin e dosjes 184, po ashtu dhe në dosjen 'Metarmorfoza'. Motorët e opozitës janë përqendruar të vjedhja me inceneratorët, por unë dua të them se themeli i të gjithë të zezave në vend lidhet me kanabizimin e vendit.

Bilanci i vrasjeve nga grupet kriminale që përplaseshin mes tyre ishte i frikshëm, pasi në Elbasan nga 2013-2021 ishte i ngjashëm me vitin 1997. Grupet kriminale, pasi fituan kapital me kanabisin, kaluan në trafikimin e drogërave të forta.

Sot shumë prej këtyre personazheve janë në hapësirën mediatike çdo ditë, ata po e drejtojnë trafikun e drogës nga Dubai. FMN është shprehur se forcimi i lekut në raport me paundin dhe euron nuk ka asnjë shpjegim ekonomik. Amnistia për të cilën po flasim, lidhet me këto probleme për të cilën po flasim ne tani".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco