Kafe Shqeto/ Kopliku: Rikonstruksioni i Bashkisë Shkodër, justifikim i Benet Becit! Sinjalet i dha që kur ngriti grushtin në 29 nëntor

10:17, 09/02/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike Tedi Kopliku ka diskutuar në lidhje me shkarkimet pa të drejtë të 180 punonjësve në qytetin e Shkodrës, nga kryetari i Bashkisë Benet Beci.

Kopliku është shprehur se Beci ka dhënë  sinjale që nga momenti i marrjes së postit si kryebashkiak, se kjo gjë do të ndodhte.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Kopliku tha se Beci përdori rikonstruktimin e Bashkisë si një justifikim për shkarkimet.

“Paraqitja e parë që bëri Benet Beci në publik nuk ishte as në teatrin e Shkodrën, as në qytet për ta kthyer Shkodrën në kryeqendër të rajonit por ishte në podcast-in e kryeministrit. Aty kryeministri i tha’ këtu nuk ke ardhur për punë të mëdha, ke ardhur për të pastruar rrugë, për të pastruar plehrat dhe nëse nuk e realizon ke për të përfunduar në koshin e plehrave dhe Luizi ta mbyll kapakun’.

Veprimi i dytë i Benet Becit, për ta kuptuar që nuk është habi kjo që ka ndodhur, ishte të denigrojë kujtesën kolektive të shkodranëve në 29 nëntor, ku çoi pas 33 viteve grushtin. Spektakli i dritave përgjtë vitit të ri mbaroj menjëherë sapo erdhi janari.

Për të kuptuar shkarkimin, ne kemi një administratë që ishte prej 1058 vetëve, dhe ky strukturimi, pavarsisht fjalëve të mëdha – riorganizimi etj, e ka ulur në 999, sikur të ishin dyshek.

Për këtë është përdorur një artifizë ligjore, rikonstrukturimi por justifiki që jepet është moral. Flitet për parazitë që nuk paskan dalë në punë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco