VIDEO/ Protessta, banorët e Postribës: Hiqni guroret, po pimë ujë të pisët

09:50, 09/02/2024
A+ Aa A-

Banorët e Postribës janë stacionuar përpara Bashkisë së Shkodrës, ndërsa po protestojnë në lidhje me ujin e ndotur që shkon në çezmat e tyre.

Protestuesit thonë se uji ndotet për shkak të guroreve që ndodhen në fshatin Domen.

Me pankarta në duar me mesazhe të forta, banorët kërkojnë ndërprerjen totale të punës nga guroret ose do të bëjnë vetëgjyqësi.

Protestuesit shoqërohen nga administratori i Postribës, Bledar Brahimataj.

Banorët u shprehën se do t’i kërkojnë kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci që guroret të largohen, ose në të kundërt do ta zgjidhin sipas Kanunit sepse kjo histori ka 5 vite që vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco