VIDEO/ Qindra qytetarë protestojnë në Romë, e reja: Arsyeja e emigrimit tim është Edi Rama

VIDEO/ Qindra qytetarë protestojnë në Romë, e reja: Arsyeja e emigrimit tim është Edi Rama

15:57, 04/02/2024
A+ Aa A-

Qindra qytetarë kanë protestuar ditën e sotme në Romë,Itali, kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha nga drejtësia e dirigjuar me urdhra politik.

Protestuesit u shprehën se do të jenë pjesë e protestave kombëtare që  do të mbahen në Tiranë dhe me votën e emigrantëve do të rrëzojnë nga pushteti regjimin.

"Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe nuk është hera e parë që mblidhemi dhe shpresojmë që të jemi në protesta të tjera që dot mbahen dhe në Tiranë. Të gjithë parafolësit e thanë që largimi i Ramës duhet të jetë emergjente.

Besoj se me votën e emigrantëve do të jetë sa më i shpejtë rrëzimi i kësaj qeverie të korruptuar."

Një nga të rejat që i ishte bashkuar protestës u shpreh se arsyeja e emigrimit është qeveria e korruptuar që është në pushtet dhe ka shkatërruar të gjithë vendin.

"Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodh në Shqipëri dhe të gjitha kronikat në televizione janë kronikat e zeza, kjo nuk është Shqipëria që duam. A

i regjim që është tani në pushtet më ka detyruar të largohem ashtu si dhe ju, duhet të ngremë zërin për vendin tonë, për shqiptarët dhe gjërat të vihen në vendin e duhur"- u shpreh vajza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco