Teliti: Krahu i djathtë i Edi Ramës hoqi maskën e kësaj qeverie të korruptuar

16:52, 03/02/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Dorian Teliti u shpreh se ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj më anë të intervistës së tij për ‘Çim Peka Live’ konfirmoi ato ç’ka opozita ka denoncuar me vite, duke i hequr maskën qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Arnold Karriqin , Teliti tha se këto deklarata, të ardhura nga një person brenda sistemit, tregojnë qartë një sistem të kalbur.

"E kemi thënë me zë, me figurë në qindra raste që pas inceneratorit të Tiranës është kryeministri dhe kretari i Bashkisë.

Ajo që u dëgjua nga goja e ish-zv.kryeministrit, ish numri 2 i qeverisë, ish-ministri i financave, ish-ministri i ekonomisë, i rindërtimit, ish-ministri i krizës, krahu i djathtë i Ramës për 7-8 vite rresht ishte thjeshtë vërtetimi nga goja e një përfaqësuesi të mazhorancës, të akuzave që bëri opozita dhe vazhdon të bëjë opozita [rej vitesh tashmë.

Nxorri edhe pronarë të tjerë që ne nuk i dinim që ekzistonim. Krahu i djathtë i Edi Ramës hoqi maskën e kësaj qeverie të korruptuar, klienteliste që ka vjedhur dhe vazhdon të grabisë pasuritë tona, paratë tona, të ardhmen dhe mirëqenien tonë. Janë deklaratat e krahur të djathtë të Edi Ramës, nuk janë as të Arnoldit, as të Dorianit e as të askujt tjetër.

Kur deklarata vjen nga brenda sistemit ti kupton se sa i kalbur është ky sistem, jo thjeshtë i korruptuar dhe klientelist  por tashmë është kalbur dhe po hanë kokat e njëri tjetrit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco