Prapaskenat e paktit Meloni-Rama dhe krimi/ Roberto Saviano: Pastrimi i parave të pista po e gllabëron politikën në Shqipëri

Prapaskenat e paktit Meloni-Rama dhe krimi/ Roberto Saviano: Pastrimi i parave të pista po e gllabëron politikën në Shqipëri

13:37, 03/02/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri dhe diplomati, Ditmir Bushati ka zhvilluar një intervistë me Roberto Savianon, gazetarin e njohur ndërkombëtarisht për denoncimet që i ka bërë vazhdimisht mafies italiane.

Në “podcastin” me temë ‘Në emër të lirisë’, Saviano flet për krimin në Shqipëri, sidhe pse duhet luftuar që në rrënjë.

Bushati e ka pyetur Savianon për konceptin e lirisë, për kulturën e makinerisë së baltës, për raportet mes mafies italiane dhe shqiptare dhe çfarë mund të bëjnë dy qeveritë për ta luftuar.

Po ashtu Saviano në këtë ‘public square’ shpalos qëndrimin e tij kundër paktit mes Edi Ramës dhe Giogia Melonit për emigrantët, me argumentin se po fsheh shumë të vërteta. 

Një tjetër pikë ka qenë çfarë duhet të bëjnë Shqipëria dhe Italia për të pasur një fqinjësi të mirë.

“E kuptova çfarë është liria duke e humbur. E humba lirinë në moshën 26 vjeçare kur shkruaja ‘Camorra’ dhe sot jam 44 vjeç dhe po ashtu jam nën mbrojte. Jo po të kthehesha nuk do ta bëja.”-tha Saviano në nisje të bisedës.

I pyetur se cilat janë mësimet që mund të nxjerrë shoqëria shqiptare nga raportet italiane për mafien, Saviano është shprehur se të trajtosh krimin i mundëson shoqërisë të kuptojë dinamikat.

“Të kuptojnë si funksionon prokurimi i fondeve publike, të kuptosh si pastrimi i parave të pista gllabëron kantierët, sipërmarrjen dhe politikën.”-shton më tej gazetari.  

Duke iu referuar krimit, ai shprehet se kur fenomeni kuptohet resht së ngjalluri frikë.

“Vendet tona janë fqinje të afërta në të gjitha kuptimet. Shqipëria mund të mësojë shumë nga Italia. Shqipëria duhet t’i japë fund heshtjes, pra frikës për të folur. Duhet të dalë nga kjo dinamikë shumë e rrezikshme për ta reduktuar gjithçka në një çështje bandash.”-tha ndër të tjera Saviano.

Saviano ka folur po ashtu për strukturën që kontrollon mafien në Shqipëri dhe Ballkan, ku tha që krimi i organizuar shqiptar është shumë i shtrirë dhe kompleks. Ai tha se marrëdhënia mes mafies italiane dhe shqiptare janë një grusht i vetëm, e njëjta gjë. Kjo sipas tij pasi krimi i organizuar shqiptar vepron në Britani në autonomi të plotë.

Në pjesën e tretë të intervistës, Saviano u ndal gjërësisht te pakti mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për krijimin e një qendre pritëse për emigrantët nga Afrika.

Saviano e quajti marrëveshjen antikushtetuese. Po ashtu ai ngriti shqetësimin se ky pakt do shërbejë për të shtrirë penetrimin e mafies.

“Më është dukur e pazakontë kjo lloj aleance mbi emigrantët ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Unë gjykoj se jo vetëm ky vendim nuk do prodhojë gjë, por do kthehet në një kosto shtesë si për terma ekonomikë dhe logjistikë për Italinë.”- tha Saviano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco