SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës, ushtrohen kontrolle dhe sekuestrohen dokumente

SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës, ushtrohen kontrolle dhe sekuestrohen dokumente

12:35, 26/01/2024
A+ Aa A-

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë në Drejtorinë e Investimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, që drejtohej nga Taulant Tusha.

Zyrat, që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit, janë kontrolluar me imtësi nga agjentët përfshirë kompjutera, dokumentacion e pajisje.

Operacioni ka nisur në orët e mëngjesit kur zyrat sapo ishim hapur. Nuk ka konfirmim zyrtar për kërkesë mase sigurie apo urdhëri arresti deri tani.

Taulant Tushe njihet si një nga mbështetësit kryesorë dhe krahu i djathtë i Erion Veliajt dhe ai ndodhet pas prangave për çështjen e hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Sipas burimeve, rezulton se oficerët e BKH-së kanë marrë mjaft dokumente që konsiderohen shumë të rëndësishme për hetimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco