Nisma “Shqipëria kundër shpopullimit” është zhvendosur në Kavajë ku aktivistët diskutuan çështjet kryesore që ndikojnë në shpopullimin e vendit. Ata i bënë thirrje INSTAT të publikojë shifrat e censusit pa manipulime, ndërsa theksuan qëndrimin kundër marrëveshjes për kampet e emigrantëve, që sipas tyre lidhet me shpopullimin
SYRI TV
Aktivistë të nismës “Shqipëria kundër shpopullimit” kanë vijuar me tryezat e diskutimit, ku u ndalën në çështjet kryesore që sipas tyre kanë ndikuar në shpopullimin e vendit.
Nga Kavaja ata i bënë thirrje INSTAT që të publikojë shifrat e censusit dhe të ndalë manipulimin për llogari të qeverisë, ndërsa theksuan qëndrimin e tyre kundër marrëveshjes për kampet e emigrantëve, që sipas tyre lidhet drejtpërdrejt me shpopullimin.
Aktivistët theksojnë se tashmë nuk kemi të bëjmë me lëvizje të lirë, por me axhendë të pastër për shpopullimin e atdheut, ndërsa bëjnë me dije se nisma “Shqipëria kundër shpopullimit” do i shtrijë takimet në çdo qytet shqiptar.
© SYRI.net