Vetëvrasja e shqiptarit në kampin britanik/ Nikolla: Reagimet e instancave janë politike, asgjë konkrete, gjithçka një show mediatik

11:11, 21/12/2023
A+ Aa A-

Daniel Nikolla nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi realitetin e trishtë të kushteve të mjerueshme që shqiptarët të larguar me gomone drejt Britanisë, hasin në kampet britanike.

Nikolla shtoi ndër të tjera se reagimet e instancave përkatëse, janë politike, dhe se gjithçka një show mediatik.

Në vitet që kampi pati problematika shumë të mëdhaja në vitin 2017 , më pas u bë një proces i gjatë nga instancat britanike për të shqyrtuar të gjitha rastet që ishin brenda.

Dhe nga 66 raste mjekësore të referuar të shqiptarëve, 52 përqind të tyre kishin evidencë të torturës në kamp , 29 periqnd e tyre kishin histori të tjera trafikimi etj etj, dhe 25 përqind të dyja bashkë.

Personat që janë në kamp e ilustruojnë, jo vetëm trajtimin e tyre në kam nga stafi që thuhet dhe pranohet dhe nga mediat britanike që nuk është i trajnuar për tu kujdesur për këta njerëz.

Ama kur vjen puna te reagimi i instancave shtetërore, realisht, ne si komunitet mundohemi shumë që të lidhemi dhe me ambasadat dhe t'i japim një lloj fryme tjetër por nëse krahason ambasadën shqiptare në Britani me ato partnere, do shohësh se në ambasadën shqiptare, ka vetëm postime politike, shpërndarje të ministrave, kryeministrit, ministrive et etj.

Ka pak ose aspak lajme, që kanë të bëjnë me mirëqënien e shqiptarëve në Britani, mbase një notë proteste, ose një notë për të kërkuar më shumë informacion në lidhje me trajtimin  e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco