Heqja e imunitetit të Berishës/ Vjen reagimi i Gazment Bardhit: Akt i mirëfilltë politik dhe antikushtetues

Heqja e imunitetit të Berishës/ Vjen reagimi i Gazment Bardhit: Akt i mirëfilltë politik dhe antikushtetues

10:50, 21/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për votimin e sotëm në Kuvend për heqjen e imunitetit të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. 

Bardhi e ka quajtur një vendim antikushtetues votimin e sotëm në Kuvend. 

"Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik.

Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta.

Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi", shprehet Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco