KAFE SHQETO/ Basha kërkon burg për deputetët, Burimi: Një akt i dëshpëruar nga ana e tij!

10:02, 21/12/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka vendosur t’i shërbejë hapur forcimit të pushtetit të Edi Ramës, jo vetëm duke bashkuar votat për arrestimin e deputetëve, por duke propozuar ligje për burgosjen e të zgjedhurve nga populli.

Në ditën që Enkelejd Alibeaj votoi pro heqjes së imunitetit për liderin e opozitës, Sali Berisha, Lulzim Basha depozitoi në Kuvend një projektligj, që parashikon dënimin me dy vjet burg të deputetëve, që sipas Bashës, shpifin.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e  mëngjesit KAFE SHQETO, analisti Genc Burimi.

Burimi gjatë fjalës së tij u shpreh se Basha është aq i dëshpëruar sa shpik diçka që të jetë në qendër të vëmëndjes.

Burimi: Çfarë nuk po shohim? Nuk po shohim faktin që kjo parti e Lulzim Bashës, se Basha nuk është më një parti e opozitës po është një shtojcë e mazhorancës, këtë nuk po shohim. Është vazhdimi i Partisë Socialiste në pushtet.  Ajo që më shokon mua është se në momentin kur jemi në një pikë kyçe kur deputetet, klasa politike dhe opinioni ka një dyshim  shumë të madh në lidhje me nenin 73 pika 2 të Kushtetutes pra ajo pyetje që iu bë Gjykata Kushtetuese në lidhje me kufizimin e lirisë, Basha shkon dhe prek të njëjtin nen por pikën 1 tani që lidhet me lirië e fjalës së deputetëve. Kjo mua më duket një çmenduri nga ana e Bashës që ende nuk është ezauruar këtë pikë kryesore përsa i përket mundësisë së drejtësisë të kufizoj lirinë e një deputeti ky shkon dhe atakon një tjetër liri të deputetëve që është liria e fjalës.

Dhe mua kjo më habit. Çfarë kërkon Basha? Pse i hedh benzinë zjarrit ndërkohë si ai dhe deputetët e vet duhet të ishin bashkëngjitur grupit të parë që kërkoi një sqarim përsa i përket dhe njëherë mundësisë së kufizimit të lirisë së deputetit  nga ana e drejtësisë pa kaluar nga Kuvendi. Mendoj se Basha sot është në një mungesë kaq të madhe reputacioni, fame, në një frustrim kaq të madh që nuk flasin për të që është i detyruar të bëj provokime trashanike në mënyrë që më në fund mediat siç po bëjmë ne sot të flasin për Lulzim Bashën. Është thjesht një akt i dëshpëruar nga ana e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco