Berisha: Rama u fut nga tuneli i Gjinushit! Opozitarët, më të vendosur se kurrë të përballen me këtë bandë

Berisha: Rama u fut nga tuneli i Gjinushit! Opozitarët, më të vendosur se kurrë të përballen me këtë bandë

10:08, 21/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka marrë fjalën para deputetëve opozitarë në sallën e Kuvendit:

Berisha tha: Mora fjalën për t’u dhënë një lajm të rëndësishëm, se kryetari i këtyre burrecëve, nuk guxon të futet në parlament nga dyert zyrtare të parlamentit, por shkon dhe futet nga zyra e Skënder Gjinushit.

Pra, përdor Akademinë e Shkencave si tunel për të hyrë në parlament. Kaq trim është Edi Rama dhe kaq burra janë këta.

Ja ku është Balla, që ka mbiemër të dytë Bega, që është eksponent kryesor i krimit në Shqipëri, Ballkan dhe Europë.

Pra, me gjithë këto detashmentet e kuqe që kanë shpalosur në parlament dhe rreth tij, me gjithë bandat qëkanë marrë rreth parlamentit, nuk guxon të futet nga dyert zyrtare të parlamentit në parlament, por preferon tunelet njëlloj sikur të ishte një terrorist apo klandestin.

Ua paraqita këtë shembull për të treguar se kush ka frikë sot. Këta janë frika, janë btoa e frikës.

Kurse opozitarët janë burrat dhe gratë e idealeve, opozitarët janë të vendosur sot më shumë se kurrë të përballen me këtë bandë që po i varfëron çdo ditë shqiptarët.

Me këtë bandë që po e vendos përfundimisht krahas Rusisë së Putinit, Mianmarit të juntës, Bjellorusisë dhe Iranit, duke arrestuar liderin e partisë më të madhe opozitare.

Kjo frikë, ky tmerr i tyre është dëshmia më e fuqishme se opozita është sot përcaktues i jetës politike të vendit.

Është sot faktori më kryesor në politikën e Shqipërisë.

Është sot shpresa e vetme e shqiptarëve dhe këta që jeni këtu janë të pashpresë. Këta kanë frikë dhe tmerr ditë e natë nga vjedhjet e tyre, nga implikimet në krim dhe shërbimet që i kanë bërë kreut të Meduzës, Edi Ramës.

Ndaj dhe kjo është një ditë motivimi për çdo qytetar që beson se pluralizmi politik dhe opozita janë vlerat më të fuqishme morale të një kombi dhe që beson se demokraci pa opozitë, nuk ka dhe nuk mund të ketë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco