Hoxha: E rëndësishme është unifikimi i grupit parlamentar të PD-së në Parlament, bashkimi nuk ndodh në mënyrë mekanike

Hoxha: E rëndësishme është unifikimi i grupit parlamentar të PD-së në Parlament, bashkimi nuk ndodh në mënyrë mekanike

08:59, 06/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Diasporës në PD, Indrit Hoxha ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend ku Berisha paralajmëroi protesta nga ana e opozitës. Hoxha u shpreh se është e rëndësishme unifikimi i grupit parlamentar të PD

‘’E para që është shumë e rëndësishme, është unifikimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Parlament.

Akoma nuk jemi aty ku duhet të jemi, sepse jo të gjithë deputetët që kanë dalë nga sigla e PD në zgjedhjet e 2021 akoma nuk janë pjesë e këtij grupi prej 43-44 deputetësh që kanë zgjedhur për kryetar grupi Bardhin.

Në mbledhjen e kryesisë së PD, ne propozuam disa ndryshime që ja cuam edhe Kuvendit të datës 2 dhjetor, dhe një ndër ndryshimet që nuk ishte në statutin e PD por ka qenë prej 32 vitesh dhe në statutin e 11 dhjetorit nuk ishte që kryetari i grupit parlamentar është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike.

Është e vërtetë që një pjesë e deputetëve munguan në Kuvendin e 2 dhjetorit por ky është një process bashkimi që nuk mund të ndodhi në mënyrë mekanike’’, tha ndër të tjera Hoxha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco