Mustafaj: Dobësia më e madhe e Ramës është besimi i tepruar te forca e vet

Mustafaj: Dobësia më e madhe e Ramës është besimi i tepruar te forca e vet

22:30, 05/12/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit Brain Gain në PD, Andi Mustafaj  I ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv ka treguar se dobësia më e madhe e Ramës është besimi I tepruar të vetja. Ai shprehet se Rama, si një person më shumë ‘të zeza’ nuk e vret më fakti nëse do i dalë një skandal tjetër. Sipas tij ajo ç’ka duhet të bëjmë është që  “për tu kthyer në krah të kundërt të një rryme duhet ta ngadalsojmë njëherë atë.”  

“Dobësia më e madhe e kundërshtarit është vetbesimi i tepruar si çdo autokrat. Një regjim që rrëshket në autokraci gjithmonë e vret më shumë nga realiteti, krijon një lloj kështjelle e cila e bën atë të drejtojë nëpërmjet frikës. E gjithë fuqia e Edi Ramës është perceptimi që ai ka krijuar tek qytetarët shqiptar. Është e famshme që unë e kam munduar ta teorizoj shpesh që është sistemi i konfuzionit të përhershmëm që e mban si shkop. Le të marim kaosin dhe rregullin sepse kaosi dhe rregulli janë dy elemente që funksionojnë me njëra-tjetrën – nga kaosi vjen rregulli, nga rregulli vjen kaosi edhe kështu me rradhë në mënyrë ciklike.

Duhet të kemi të qartë çështjen komisioneve hetimore. Unë nuk e besoj që është kaq frika që ti dalë një e zezë Edi Ramës sepse të zeza i kanë dalë pafund dhe nuk i ka hyrë gjëmb në këmbë sepse perceptimi që ai ka krijuar e një force që ai mund të bllokojë çdo gjë sot, të bllokojë dhe një parlament i cili nuk ekziston sepse po të marrim një fjalë që thuhet ‘opozita ka bërë kaos në parlament’. Që të bësh kaos do të thotë që ka pasur rregull dhe unë vë çdo person në sfidë të më tregojë se çfarë rregulli paska pasur një parlament i cili voton buzhetin për 4 minuta, ku deputetët janë fasadë dhe nuk e kryejnë asnjë sekond funksionine  tyre.

Që të arrijmë të ndryshojmë perceptimin ne duhet në rradhë të parë që ne të kthehemi në krah të kundërt të një rryme duhet ta ngadalsojmë iher atë.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco