Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

‘Marrëveshja e 2023-shit, më e keqe se e 2013-tës’/ Krasniqi: Rikthimi te dialogu, i konvenon Serbisë

23:22, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur marrëveshjen e 2-23-shit mes Kosovës dhe Serbisë, si më e keqja se ajo e nënshkruar në prill të 2013 në Bruksel.

I ftuar në Çim Peka Live, Krasniqi theksoi se kjo kohë e humbur prej 10 vitesh dhe rikthimi i çështjes te dialogu mes palëve, i ka konvenuar Serbisë, e cila fatkeqësisht e ka rikuperuar pozicioni diplomatik në raport me ndërkombëtarët.

Krasniqi: Për tu kthyer te marrëveshja. Pse është më e dëmshme se e 2013? Sepse është në një farë forme si versioni i ri. Ky është 2.0 i 2013-tës. Versioni i ri. Pse është versioni i ri? Sepse ajo ishte një marrëveshje e përkohshme. Unë ia kam thënë edhe atyre lojtarëve që ende janë të tavolinë që kanë qënë edhe atëherë, shumica prej tyre janë ndërruar në nivelet zyrtare, por ka në administratë edhe amerikane dhe evropiane që kanë qënë edhe më herët dhe që unë i njoh, dhe i kam pyetur por po bëj një pyetje publike retorike, me pas mendu kushdo që ka qënë atë ditë në tryezë në vitin 2013 në Bruksel në prill, që në 2023 ende kemi me diskutu për dialog ishin var, e kishin lënë atë punë sepse nuk ka pasur asnjë mundësi me besu kushdo që në 2013 do të vazhdonte edhe përtej deri në 2017, kjo çështje. Ka pasur komplet një qasje tjetër. Serbisë i ka konvenuar zgjatja, statuskuoja sepse Serbia nuk është më në pozicionin e pafavorshëm që ka qënë në 2013, por e ka rikuperuar fatkeqësisht për ne pozicionin diplomatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco