Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Abilekaj: SPAK i kapur, ndaj Mediut po bëhet një gjyq publik

21:17, 30/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të komentuar lëvizjet e fundit nga gjyqi ndaj ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediut ishte gazetari dhe analisti, Enton ABilekaj.

Abilekaj është shprehur se ky është një gjyq i cili po bëhet në një drejtim shumë të gabuar dhe më shumë duket si një demaskim publik ndaj krerëve të opozitës, se sa të hetohen për çështje të caktuara.

"Përgjegjësinë politike që kishte Mediu në 2008 e mbajti kur ishte koha për ta bërë. Në gjyq doli një ushtarak sot ku ishte shprehur se na u kërkua që të bënim një inventar të të gjithë fabrikave dhe reparteve ushtarake për municionin dhe këtë na e kërkoj shefi i madh, me nënkuptim ministrin, por se kuptoj se çfarë lidhje ka kjo me gjyqin.

Ky është një gjyq për politikat e qeverisë për demontimin apo për një ngjarje të caktuar. Nëse kemi një gjyq për demontimin duhet të thërrasim dhe listën e zyrtarëve amerikan që ishin sponsorizuesit dhe ideuesit e demontimit që u zbatua nga çdo lloj qeveria. Për Gërdecin nëse ka përgjegjësi le të jepet si duhet dhe jo të kërkojmë aty ku nuk ka përgjegjësi, demontimi ishte një proces që duhej kryhej dhe u zgjodh ajo procedurë dhe nëse ka korrupsion aty le të hetohet për korrupsion dhe mendoj se hetimi është në drejtim të gabuar.

SPAK po i zhvillon këtë hetime për krerët e opozitës të cilët kur  i sheh në fund nuk janë çështje por janë të sforcuar dhe SPAK po i bën si baraspeshë ose presion nga qeveria si Gjyqi i Nurembergut’ pavarësisht nëse s’kanë bërë gjë por ti bëjnë një gjyq publik dhe të merren njerëzit dhe mediat më pas me të. Nëse ky është synimi nuk ka pse të merret SPAK por le të ngrihet një Komision Hetimor dhe ta zgjidhin këtë punë, por kur del Rama dhe i bën thirrje SPAK të hetojë atëherë kjo është një drejtësi e kapur dhe e dirigjuar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco