Dilemat/ Pse u ‘vetëakuzua’ Sokol Sadushi në konferencën e gjyqësorit

Dilemat/ Pse u ‘vetëakuzua’ Sokol Sadushi në konferencën e gjyqësorit

11:25, 11/10/2023
A+ Aa A-

Një detaj që u vu re në konferencën e gjyqësorit për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj ishte fjalimi i zv/kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Me ton serioz ai evidentoi shumë problematika të sistemit e veçanërisht të KLGJ-së.

Ajo që habiti dhe vijon të habisë është fakti se Sadushi dhe bashkëshortja e tij janë vetë sistemi i drejtësisë. Pyetja është: Pse kaq kritik Sadushi ndaj vetes?

Sokoli ngriti me zell sokolësh problemin se si gjyqtarët kanë frikë padrejtësitë në vlerësim dhe promovim. Ndërkohë Sokoli është vetë i vlerësuar dhe promovuar në maksimum.

Por Sokol Sadushi akuzohet se ka ndikuar në procese verifikimi e vetingu false ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kështu Sadushi nga i akuzuar, kthehet papritur në akuzues.

Jo vetëm kaq, por është e provuar me dokumente zyrtare që dëshmojnë se Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka kualifikuar Sokol Sadushin për në Gjykatën e Lartë, pa kryer një verifikim të mirëfilltë mbi pasurinë e tij.

Prandaj, dilemës së tij i shtohet një tjetër dilemë: pse në rastin e tij vlerësimi ka qenë transparent dhe i drejtë ndërsa në raste të tjera jo? Pse bashkëshortja e tij paska merituar promovim më të drejtë ndërsa të tjerët jo.

Dilema e Sokolit mori një dimension tjetër: Mos vallë bëhet fjalë për një luftë për të kapur e njëjta familje edhe kontrollin e Këshillit të Lartë Gjyqësor?

Mos vallë thirrja për transparencë në ushtrim pushteti është në fakt një dëshirë egoiste për përjetësim pushteti të Sokolit?

Pak, por e sigurt: Dilemat e Sokolit mbeten në fund të fundit sërish dilema!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco