SPAK dërgoi për gjykimin dosjen ‘Beleri’, media greke: Po cenohet mundësia për gjykim të drejtë!

SPAK dërgoi për gjykimin dosjen ‘Beleri’, media greke: Po cenohet mundësia për gjykim të drejtë!

07:59, 02/08/2023
A+ Aa A-

“Duke shkelur rëndë prezumimin e pafajësisë, Prokuroria e Posaçme Shqiptare kundër Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në bankën e të akuzuarve kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin, Pandeli Kokoveshi. Të dy akuzohen për “korrupsion aktiv në zgjedhje” duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Athinës.”.

Kështu e nis artikullin e saj Protothema.gr sa i takon lajmin të djeshëm që SPAK çoi për gjykim kryebashkiakun Beleri, që ndodhet pas hekurave për vjedhje votash.

ARTIKULLI

Burime diplomatike të Ministrisë së Jashtme theksuan se akuza ndaj Belerit dhe Kokoveshit “paragjykon rezultatin e procesit, duke cenuar të drejtën për një gjykim të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, duhet respektuar rreptësisht”.
Më herët, SPAK, me një njoftim sfidues, shprehu drejtpërdrejt sigurinë mbi fajet e kryebashkiakut të Himarës dhe bashkëpunëtorit të tij, duke pretenduar se… “po shpërndanin 50 euro” për të siguruar votat në zgjedhjet bashkiake të 14 majit.

Në njoftimin e SPAK-ut konkretisht thuhet:

“Me përfundimin e hetimeve paraprake të ndjekjes penale nr.111, 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (më 31.07.2023) kërkesën për gjykim të të akuzuarve:

1. Dionis Alfred Beleri, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 dhe 25 i Kodit Penal.
2. Pandeli Kokoveshi, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 322 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga analiza e provave të prodhuara gjatë hetimit, si provat e marra nga përgjimet audio/video, nga kontrollet telefonike, nga kontrollet kompjuterike, nga deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën, etj., vërtetohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Beleri i ka ofruar shtetasit A.R., shumën prej 50 eurosh për çdo person që do të gjente ai që do të votonte kandidatin për kryetar bashkie. Në zgjedhjet komunale të datës 14.05.2023, vetë A.R., u ka premtuar qytetarëve shumën prej 300 eurosh si kompensim për shërbimin që do të ofronte.

I pandehuri Beleri i ka dhënë shumën A.R., nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokoveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtor i tij në kryerjen e këtij akti korrupsioni dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha 5000 lekë për tetë persona që do të votonin për Belerin.

Në rastin konkret, të pandehurit kanë kryer veprën penale me veprime të kundërligjshme në dy forma, si duke i premtuar dhe ofruar shuma parash shtetasit A.R., si qëllim që ky i fundit të ndikonte në vullnetin e qytetarëve të tjerë për të votuar pro kandidatit në zgjedhjet vetëqeverisëse të datës 14.05.2023”.

Me deklaratën e tij, përfaqësuesi i qeverisë Pavlos Marinakis, i kërkoi Tiranës që të respektojë “rregullat elementare të shtetit ligjor”, duke përsëritur se Athina do të mbrojë minoritetin grek në Shqipëri si dhe kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. “Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor, kjo është një çështje në të cilën vendi ynë do të vazhdojë të veprojë si prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë të drejtat e pakicës si dhe një kryetar komune të zgjedhur ligjërisht”, theksoi z. Marinakis të hënën.

Në të njëjtën kohë që autoritetet shqiptare ndjekin penalisht Fredi Belerin, i mohojnë të drejtën politike për të bërë betimin dhe ushtrimin e detyrave që i ngarkojnë qytetarët e Himarës. Kryebashkiaku Himarës qëndron në paraburgim që nga orët e para të mëngjesit të 12 majit, dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco