Ledina Alolli në garë për Korçën: Termoizolim për pallatet dhe banesat brenda mandatit 4 vjeçar

Ledina Alolli në garë për Korçën: Termoizolim për pallatet dhe banesat brenda mandatit 4 vjeçar

09:01, 05/05/2023
A+ Aa A-

Termoizolim i pallateve dhe gjithë banesave në bashkinë e Korçës.

Ky është një nga projektet kryesore me të cilat kërkon votën e korçarëve Ledina Alolli, kandidatja e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Korçës.

Për Rtv Ora ajo tha se këtë proces synon ta përmbyllë brenda mandatit 4 vjeçar.

"Kryetari aktual i bashkisë e ka premtuar por janë termoizoluar vetëm 12 pallate dhe këto me përzgjedhje selektive. Ne brenda katër vjeçarit të mandatit tonë synojmë të përfundojmë termoizolimin e pallateve, banesave, institucioneve, shkollave dhe kopshteve.Korça është qytet i ftohtë.

Korça është nga qytetet më të ndotura.Termoizolimi do të zvogëlojë dhe koston e jetesës së banorëve duke përgjysmuar faturat e energjisë elektrike për ata që ngrohen me energji dhe duke përgjysmuar sasinë e metrave kub të druve për ata që i përdorin për tu ngrohur gjatë dimrit".

Ajo tha se të rinjtë në këtë qytet janë të pa shpresë dhe duan të largohen  nga vendi.

Në vëmendje të demokratëve është edhe bujqësia.

"Do ti kushtojmë vëmendje zgjidhjes së problemeve të blegtorëve dhe fermerëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco