Analisti: Jo vetëm Ramës, Veliaj i serviloset edhe Elisa Spiropalit, Bora Muzhaqit e Edona Bilalit!

Analisti: Jo vetëm Ramës, Veliaj i serviloset edhe Elisa Spiropalit, Bora Muzhaqit e Edona Bilalit!

23:27, 04/05/2023
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra ironizon Erion Veliajn pas deklaratave për Edi Ramën të cilin e quajti kryeministrin më të mirë që ka patur Shqipëria. 

Në një postim në rrjetet sociale, Gurra shkruan se Veliaj është në panik nga 14 Maji dhe arrin deri aty sa i serviloset jo vetëm Edi Ramës, por edhe Elisa Spiropalit, Bora Muzhaqit e Edona Bilalit. 

Servilizmi i Veliajt tregon frikë
Erion Veliaj sapo paska thënë që Edin e konsideroj kryeministrin më të mirë që ka pas vendi qysh kur Shqipëria është bërë shtet.
Veliaj shquhet si servil, e kuptueshme sepse s’ka bërë kurrë një garë për të fituar postet që ka marrë në jetë.
Nuk është socialist dhe ka uzurpuar postet më të larta vetëm prej Ramës.
Mirëpo asnjëherë si këto zgjedhje nuk është servilosur kaq shumë sa të tejkalojë Elisa Spiropalin, Bora Muzhaqin e Edona Bilalin…servilizëm deri në dhimbje.
Është i frikësuar nga 14 maji. Po vendos vetëm disa emra kryeministrash që ka patur Shqipëria ndër vite dhe shiheni vetë sesa qesharake është deklarata e Veliajt.
Është Edi Rama më i mirë se Ismail Qemali, se Fejzi bej Alizoti, Sulejman Delvina, Iljaz Bej Vrioni, Pandeli Evangjeli, Hasan Prishtina, Ahmet Zogu…si mendoni ju është Edi Rama më i mirë se këta kollosë???

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco