Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Si e braktisi qeveria Shkodrën/ Bardh Spahia: Paraqitëm 50 projekte, morëm zero fonde!

Si e braktisi qeveria Shkodrën/ Bardh Spahia: Paraqitëm 50 projekte, morëm zero fonde!

00:19, 14/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, bëri publike në “Të Paekspozuarit”, listën e projekteve që pushteti vendor ka dërguar në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama prej vitit 2015 deri më sot, duke u shprehur, se janë miratuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Prej një viti që është kryetar bashkie, Spahia tha se ka dërguar në qeveri 50 projekte me vlerë 21 milionë euro, por nuk është miratuar asnjëri.

Biseda në studio: 

Rakipi: Sa kohë ke kryetar bashkie ti?

Spahia: Një vit.

Rakipi: Sa para ke marrë për Shkodrën në 1 vit?

Spahia: Zero para për projektet e paraqitura.

Vangjeli: Për çfarë keni aplikuar ju?

Spahia: Unë kam sjellë këtu listën e projekteve të propozuara. Nga viti 2015 deri në 2023 kemi paraqitur në total 42 projekte, me një total prej 22.5 milionë euro. Janë financuar nga këto, para se të filloja unë punë, vetëm 4, me 242 mijë euro. Vijmë te viti 2023. Kemi paraqitur vetëm gjatë drejtimit nga ana ime 50 projekte të konceptuara dhe të përfunduara, me një total prej 21 milionë euro dhe kemi marrë zero projekte të miratuara. Nga vitit 2015 nga gjithë Fondi i Zhvillimit të Rajoneve bashkia Shkodër ka marrë 0.74 për qind të totalit, krahasuar kjo me bashki të tjera të ngjashme apo të të njëjtës madhësi me Shkodrën, siç është Elbasani apo Korça. Ka marrë 7 herë më pak Shkodra dhe bashkia Korçë dhe Elbasan dhe 10 herë më pak se Durrësi, 5 herë më pak se Vlora, megjithëse Shkodra ka specifika të tjera se jemi me territorin më të madh, më të vështirë dhe është kryeqendra e Veriut.

Nuk dua të bëj rolin e viktimës, por, po t’i referohesh vëmendjes ndaj Veriut, kemi problematika serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco