Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ KQZ dërgon 30 kandidatë për verifikim në Prokurori, mes tyre 3 kryebashkiakë të PS

20:56, 12/04/2023
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim të mëtejshëm në Prokurori 30 kandidatë për kryetar Bashkie dhe Këshilla Bashkiak në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mes emrave, janë edhe kryebashkiakët aktual të Partisë Socialiste si Artur Bushi, Kreshnik Hakdari dhe Qerim Ismailaj. 

Në mbledhjen e së mërkurës KQZ ndau edhe fondin rreth 345 milionë lekësh për 11 parti politike, ku një pjesë të majme e përfiton Enkelejd Alibeaj pa elektorat.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, dërgoi për verifikim të mëtejshëm në Prokurori 30 kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në total janë 10 kandidatë për  kryetar bashkie të cilët do të verifikohen  për pastërtinë e figurës, si dhe 20 këshilltarë bashkiakë.

Në listën  e kandidatëve për verifikim të figurës janë edhe kryebashkiakët aktual socialistë në Bashkinë e Krujës, Artur Bushi, në Bashkinë e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, dhe në Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili rezulton i dënuar 6 muaj me burg për falsifikim

Për kandidatin e PS në Kuçovë, Kreshnik Hajdari i cili është edhe kryetar aktual i kësaj bashkie, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i është drejtuar KQZ me një shkresë ku kërkon çregjistrimin e tij në zgjedhje, duke paraqitur dokumentet që provojnë se ai ishte i dënuar në Greqi. 

Argumentet juridike i paraqiti këtë të mërkurë para KQZ, përfaqësuesi ligjor i opozitës, i cili theksoi se Hajdari është në kushtet e ndalimit.

Ndërkohë Kryekomisioneri deklaroi se fjalën e fundit për Hajdarin do ta thotë organi i akuzës.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, u miratua edhe fondi vjetor për partitë politike në vend.

Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, ku PS do të marrë 151 mln lekë, ndërsa një pjesë të majme të fondeve, rreth 106 mln lekë do ta përfitojë Enklelejd Alibeaj, edhe pse është pa elektorat. 

Ndërkohë PL do të përfitojë 15 mln lekë, PSD, 13 milion, PR 11 mln, PDIU 9 MLN, PBDNJ, 8 mln, dhe pjesën e mbetur partitë e tjera pjesëmarrëse në zgjedhje. 

Fondet vjetore nuk do të jenë të vetmet që do të përfitojnë palët politike. 

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për partitë politike, i cili do të llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve lokale të 2015-s,

Kandidatë për kryetarë bashkie

1.Kreshnik Riza Hajdari

2.Qerim Ismail Ismailaj

3.Artur Xheke Bushi

4.Kristian Luigj Shkreli

5.Beqir Zek Mulaj

6. Rezeart Xhelal Tusha

7.Elvis Jani Hajdërlli

8.Dhionisios (Alfred) Petro  Beleri

9.Agron Faslli Kapllanaj

10.Abedin Rasim Oruçi

Kandidatë për Këshilla Bashkiakë

1.Arjan Liman Xheta

2.Ertor Ndue Ndreu

3.Euland Haki Daja

4.Fatlind Bujar Sokolaj

5.Ylli Rushit Xhafa

6.Syrja Yzedin Çobo

7.Adriatik Kadri Sallahu

8.Pashk Gjergj

9.Sokol Abedin Kullolli

10.Afrim Ali Kica

11.Kreshnik Faslli Myrtollari

12.Arbis Arif Vjerdha

13.Armelin Qazim Koni

14.Arsen Tare Belaj

15.Ali Hekuran Gjeta

16.Marceljo Sami Marra

17.Erald Hysen Guna

18.Sokol Mehdi Sava

19.Valter Murat Hasanaj

20Emil Xhafer Musliaj

FONDET PËRF PARTITË POLITIKE

PS: 151 milionë lekë

PD: 106 milionë lekë

PL: 15 milionë lekë

PSD: 12 milionë lekë

PR: 11 milionë lekë

PDIU: 9 milionë lekë

PBDNJ: 8 milionë lekë

PAA: 8 milionë lekë

LZHK: 8 milionë lekë

PLL: 8 milionë lekë

Nisma Thurje: 6 milionë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco