Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Rama asnjë premtim për qytetarët e Durrësit, vijon sulmet ndaj opozitës

20:42, 12/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vijoi mbjelljen e pemëve për fushatën elektorale të 14 majit, këtë herë në qytetin e Durrësit. Rama nuk shpalosi asnjë platform dhe premtim për qytetarët por sërish zgjodhi të sulmojë kundërshtarët politikë.

SYRI TV

Mbjellja e pemëve do të jetë refreni i kryeministri Edi Rama përgjatë gjithë fushatës elektorale, ndërsa këtë herë ishte qyteti i Durrësit, ndalesa e radhës.  

Por në një kohë kur Komisoni Europian ka shfaqur rezerva për Portin turistik të Durrësit, me argumentin se bie ndesh me marrëveshjen e Stabilizimit Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së, kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë në këtë projekt, duke njoftuar shumë shpejt, nisjen e punimeve.

"Me portin turistik ka filluar të vendoset baza e kantierit dhe do të fillojnë së shpejti intensivisht punimet, s'ka më pengesa. Me portin tregtar jemi në fazën e garës ndërkombëtare", tha Rama. 

Kryetari i Partisë Socialiste, nuk paraqiti asnjë platformë për qytetin bregdetar dhe as premtim për durrsakët, por e vetmja kartë që luajti, ishte sulmi ndaj kundërshtareve politikë, siç ka bërë në gjithë fushatat e fundit.

"Për ta kthyer Durrësin mbrapa, aq mbrapa sa të kthehet në një qytet ku vendosin dy hije të së kaluarës nëpërmjet një kukulle që kanë sjellë këtu, s'kam asgjë me kukullën, por në këtë rast Durrësit nuk i duhet një kukull për të lozur me fatin dhe të ardhmen e vet", tha Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco