Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Kulla: Rama një narcist, një manipulator, ka 10 vite që vetëm gënjen e mashtron

18:20, 12/04/2023
A+ Aa A-

Për shkrimtarin Ndriçim Kulla, Edi Rama është një narcist dhe një manipulator.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Kulla u shpreh se, Edi Rama dhe PS-ja, ka vetëm gënjen dhe mashtron.

‘Tallave që i ngjan qeverisjes së PS-së gjatë këtyre 12 viteve. Një karakteristikë e kësaj qeverisje me protagonist kryesor Edi Ramën është manipulimit. Dua ti referohem një psikiatri me famë botërore, ai ka thelluar studimet për narcistët, që i quan si manipulatorët më të rrezikshëm.

Kur bën përshkrimet e njerëzve, vetëm emri i mungon, Edi Rama, se në përshkrimet e tij është fiks Edi Rama, të gjitha sjelljet e këtij. Ai thotë që mundësisht të mos futen as në paradhomat e pushtetit dhe leje në pushtet se të bëjnë hatanë.

Ai është futur në pushtet. Narcistët janë manipulatorë, janë hipokritë, bëjnë kurthe, siç sillet Edi Rama.

Alternativa e vetme e tij për të qëndruar në pushtet është manipulimi. Vetëm premtime, përsëri do të përmend një mendimtar shqiptar. Është filozofia e PS-së, premtimet. Premto andej e këtej nëse do të qëndrosh në pushtet dhe do të korrësh sukses, se atëherë njerëzit nuk do të vijnë më, do të largohen.

Kjo është panorama e PS-së, kanë 10 vite që gënjejnë, dhe vazhdojnë dhe ua është rikthyer përsëri formave të manipulimit’, tha gjatë diskutimit në SYRI TV, shkrimtari Ndriçim Kulla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco